Menaxheri i njohur Jorge Mendes thuhet se është në diskutime me drejtuesit e Barcelonës, në lidhje me perspektivën e transferimit të klientit të Joao Cancelo, në sezonin e ri.
Të paktën kështu pohon në publikimin e saj sot gazeta “Sport”, me akses të drejtpërdrejtë tek katalanasit.
Cancelo luan për Bayern Munich këtë vit, si i huazuar nga Manchester City, por mendohet se nuk ka gjasa të qëndrojë te bavarezët vitin e ardhshëm.
Përkundrazi, Barcelona është e destinuar në blerjen e asit 28-vjeçar dhe tashmë gjithçka varet nga “Qytetarët”, të cilëve u kërkohet të vendosin nëse do ta shesin apo do ta huazojnë. /G.D abcnews.al/