Menaxhimi i pandemisë, nën hetim ministrat francezë të shëndetësisë

schedule08:40 - 4 Korrik, 2020

schedule 08:40 - 4 Korrik, 2020

Një Gjykatë në Francë të premten ka urdhëruar fillimin e hetimeve ndaj tre ministrave, rreth mënyrës se si ata kanë menaxhuar pandeminë e koronavirusit.

Pacientë me COVID-19, mjekë, punonjës të burgut dhe policë në Francë kanë ngritur gjithsej 90 ankesa në Gjykatën e Drejtësisë së Republikës, ndaj reagimit të ministrave gjatë muajve të kaluar, në rend të parë shkaku i mungesës së maskave dhe pajisjeve të tjera, teksa virusi po përhapej nëpër Europë.

Gjykata ka bërë të ditur përmes një deklarate të premten se ka hedhur poshtë 44 prej 90 ankesave, derisa është duke i shqyrtuar ankesat e tjera.

Në nëntë ankesa, ajo ka vlerësuar se ka elemente për t’i hetuar ish-kryeministrin, Edouard Philippe, që dha dorëheqje disa orë para njoftimit të gjykatës, ashtu si edhe ministrin e Shëndetësisë Olivier Veran.

Ata akuzohen se dështuan në menaxhimin e krizës së Covid dhe mund të përballen me dy vite burg./abcnews.al