Menaxhimi i pandemisë, Balotelli kritika qeverisë: Italia po bie, ju më jepni dhimbje barku!

schedule18:13 - 23 Janar, 2021

schedule 18:13 - 23 Janar, 2021

Sulmuesi i Monza, Mario Balotelli, njihet për karakterin dhe veprimet e tij të çudtishme. Këtë herë Super Mario ka vendosur të kritikojë qeverinë për menaxhimin e situatës së pandemisë. Në një postim në “InstaStory” ai e ka me drejtuesit e qeverisë, të cilët i japin atij edhe dhimbje barku.

“Djema, Italia është Itali, çfarë mund të them më shumë? Mund të jetë vendi më i bukur në botë, por është në rënie për shkak të disa njerëzve që e drejtojnë, të cilët më japin dhimbje barku. Unë nuk jam i krahut të djathtë apo të majtë. Unë kurrë nuk kam marrë një pozicion politik”, shkruan italiani.

 

Postimi i Balotellit në Instagram

“Rastet me Covid-19 po rriten përsëri dhe unë me të vërtetë nuk e kuptoj se përse na u desh të kalonim Krishtlindjet dhe Vitin e Ri ashtu. Ata na mbyllën e mbyllën përsëri dhe a ka ndonjë që mund të më shpjegojë se çfarë zonë e kuqe është kjo tani. Trafiku është dyfish më shumë i ngarkuar se zakonisht. E gjithë kjo përpjekje për një bllokim tjetër?”, përfundon shkrimin e tij Balotelli. /abcnews.al