Menaxhimi i mbetjeve, Klosi u tërheq vëmendjen kryebashkiakëve

schedule20:07 - 4 Tetor, 2019

schedule 20:07 - 4 Tetor, 2019

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i tërheq vëmendjen kryebashkiakëve dhe prefektëve për menaxhimin e mbetjeve në territorin që mbulojnë.

Ministri  Klosi kërkoi prej tyre të zgjidhin problemet me vendet e depozitimit ndërkohë për ata që nuk marrin masa paralajmëroi penalitete.

Nuk po ja dalim dot me mbetjet.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi para kryebashkiakëve dhe prefektëve gjatë një takimi në Fier shqetësimin e vendasve dhe të huajve.

“Problematikë e madhe vazhdon të jetë shqetësimi që na vjen nga turistët të huaj e vendas që është papastërtia”, tha Klosi.

Ministri i tërhoqi vëmendjen përfaqësuesve të pushtetit vendor për trajtimin e mbetjeve inerte.

“Në asnjë nga bashkitë nuk ka një vend trajtimi të mbetjeve inerte se ku hidhen ato në mënyrë të strukturuar. Në të gjithë territorin e vendit sidomos në qytetet e mëdha në hyrje dhe dalaje të tyre shikon pirgje me inerte, që nuk kanë një sistem që menaxhohet qartë”, deklaroi ministri.

Ndërhyrjet theksoi Klosi duhet të nisin pikërisht nga vendet ilegale të depozitimit të mbetjeve.

“Duhet të ndërhyjmë sa më shpejt të jetë e mundur në mbylljen e këtyre venddepozitimeve ilegale dhe të shkojmë në zbatimin e VKM-së për përcaktimin e vendepozitimeve legale se ku do të hidhen në të gjithë qarkun ku natyrisht qarku i Fierit është i favorizuar pasi landfilli  është në përfundim por duhet të ketë një zgjidhje të fundme”, theksoi Klosi.

Nëse kjo nuk ndodh Klosi paralajmëroi penalitetet për bashkitë apo komunat në varësi të situatës së krijuar në zonën që ata administrojnë./ABC News Albania 24/7