Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al
U deshën katër kalorës për t’i bërë ballë dënimit apokaliptik të Perëndisë.
Kjo sigurisht do të tingëllojë e njohur për europianët e rraskapitur nga sëmundjet dhe tani nga lufta në Ukrainë. Por vetëm katër kalorës nuk do të mjaftojnë që të zhdukin fatkeqësitë me të cilat BE-ja është dashur të përballet në dekadën e fundit apo më shumë.
Jo më pak se pesë kriza kanë goditur kontinentin gjatë kësaj periudhe: përveç Covid-19 dhe lufttave në pragun e saj, Europa është prekur gjithshtu edhe nga kriza ekonomike e eurozonës, e ndjekur nga emergjenca e migrimit dhe më pas Brexit.
A ka mundësi që BE-ja të ketë mësuar se si të shmangë shndërrimin e problemeve në drama ekzistenciale?
Jean Monnet, një nga themeluesit e BE-së dhe personi më e afërt që i përafrohet një shenjtori mbrojtjës mendoi se ndryshimet politike të kontinentit do të “shndërroheshin” në kriza dhe do të ishin pikërisht këto vendime që do të zgjidhnin ato kriza. Ashtu si shumica e shëmbëlltyrave fetare, kjo nuk është plotësisht e vërtetë. Shantazhet më të dukshme të bllokut drejt zgjerimit, nga euro në tregun e vetëm përmes kufijve të hapur, u dakordësuan shumë shpejt.
Por krizat prishin status quo-në.
Kaosi i përkohshëm që ata sjellin lejon që të shfaqen ide të reja. Nëse ushtroni presion të mjaftueshëm në Europë, kjo mund të nënkuptojë perspektivën e shembjes së të gjithë ndërtesës së BE-së dhe ajo që ishte politikisht e paimagjinueshme dje bëhet e pashmangshme nesër.
Në vitin 2015, rritja e numrit të emigrantëve që kaluan Mesdheun e shtyu BE-në të rekrutonte oficerët e saj të armatosur për të patrulluar kufijtë e saj të jashtëm, i kombinuar me rrënimin ekonomik për shkak të covid-19.
Por me kalimin e kohës, Europa po përballet më mirë me situatat.
Rritja e emigrantëve në vitin 2015 nuk ishte një situatë që u përballua shumë mirë: përplasjet rreth mënyrës se si do të trajtoheshin refugjatët nga vendet e shkatërruara nga lufta treguan se si ishte në të vërtetë Europa: e përçarë.
Brexit-i ishte një triumf i koordinimit të BE-së.
Pa dyshim, ruajtja e një fronti të unifikuar kundër Britanisë zvogëloi rrezikun e largimit të vendeve të tjera – por në kurriz të një marrëdhënieje ende të dëmshme me një vend të rëndësishëm.
Përgjigja e Europës ndaj Covid-19 vlerësohet si një sukses në Bruksel, megjithatë shumë qytetarë nuk do të harrojnë vonesat në mbërritjen e vaksinave që BE-së iu kërkua të blinte për ta. Për grupin aktual të liderëve dhe burokratëve të BE-së që po menaxhojnë situatën në Ukrainë, në përgjithësi ata kanë bërë një punë të lavdërueshme, raporton abcnews.al.
Sanskionet e vazhdueshme e kanë dobësuar Rusinë. Armët, disa prej tyre të paguara me paratë e BE-së, kanë mbërritur tashmë në Kiev. Refugjatët u pritën krahëhapur. Rrjeti elektrik i Ukrainës u lidh menjëherë me rrjetin e Europës për ta çliruar atë nga Rusia – një operacion që normalisht do të përfundonte për një vit, por u realizua brenda dy javësh.
Amerika e ka ndihmuar shumë Ukrainën, gjithashtu, ashtu si edhe Britania.
Lufta është pikërisht ajo gjë gjallëroi projektin europian, dhe ndihmoi gjithashtu në krijimin e unitetit.
Nga të gjitha llogaritë, institucionet e BE-së kanë bërë një punë të mirë për t’i hapur rrugën kryeqyteteve kombëtare për të miratuar sanksionet. Fakti që çdo paketë ka qenë një pengesë – e gjashta, e përqendruar te nafta ruse, tregon se Brukseli po bën aq shumë presion te shtetet e ndryshme anëtare të BE-së sa ato janë treguar të gatshme ta miratojnë.
A mund të kishte bërë Europa më shumë? Sigurisht, por mund të kishte bërë edhe më pak.
Një tipar i mrekullueshëm i kësaj krize është mungesa e një skeme të madhe federalizimi të llojit të parashikuar nga Monnet, e cila ndihmoi në frenimin e fatkeqësive të mëparshme. Një plan për të përsëritur huamarrjen e përbashkët të stimulit post-covid u prezantua nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron në mars, por marrëveshja është lënë pezull, raporton abcnews.al.
Thirrja e tij më 9 maj për të rishikuar traktatet themeluese të BE-së, për shembull për të hequr qafe veton kombëtare që kanë ngadalësuar sanksionet, është pritur me gjakftohtësi.
Macron mendon se BE-ja duhet të përpiqet për “autonomi strategjike”, por nëse ndonjë institucion do të riformësohet si rezultat i kësaj krize, ka më shumë gjasa të jetë NATO, së cilës Suedia dhe Finlanda tani janë vendosur t’i bashkohen.
Gjithçka mund të ndryshojë ndërsa lufta vazhdon.
Skemat e mëdha, sfiduese të krizës, zakonisht krijohen nga dyshja dominuese e BE-së, Gjermania dhe Franca. Të dyja kanë qënë në gatishmëri për të ndihmuar Ukrainën. Por asnjëra prej vendeve nuk është e besueshme kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me Rusinë.
Si Olaf Scholz në Berlin dhe Macron në Paris do të krijojnë një bazë të re europiane, duke vendosur në skenë një plan të ri të guximshëm, që Monnet dikur e ka mbështetur.
Disa do ta shihnin këtë si një shenjë të përparimit të mëtejshëm në forcimin e BE-së. Përparimi i vërtetë, në fakt, do të ishte nëse BE-ja do të mund të përballonte krizat pa pasur nevojë të riformësohej çdo herë.
/abcnews.al