Menaxherja e lokalit në Potam vendos muzikë jashtë orarit të lejuar, policia nis procedim penal

schedule13:30 - 29 Gusht, 2022

schedule 13:30 - 29 Gusht, 2022

Një 31-vjeçare është proceduar në gjendje të lirë për prishje të etësisë publike, pasi kishte vendosur muzikë, jashtë orarit të përcaktuar, në lokalin që menaxhon, në Potam.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen P. M., 31 vjeçe, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi u konstatua se kishte vendosur muzikë, jashtë orarit të përcaktuar, në lokalin që menaxhon, në Potam, Himarë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. /abcnew.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!