Milani ka disa kohë që kërkon me ngulm firmën me mesfushorin e Benfica, Florentino Luis. Kuqezinjtë ishin shumë pranë tij sezonin e kaluar, por u stepën menjëherë nga klauzola e tij e lartë, plot 120 milionë euro. Klubi portugez nuk e lëshon lojtarin në formën e huazimit dhe pastaj me të drejtën e blerjes, por vetëm nëse paguhet klauzola e plotë.
Sipas raportimit të Calciomercato.com, Milani është rikthyer fuqishëm në garë për të. Madje flitet se në ofertën e radhës mund të përfshihet dhe Lucas Paqueta. 20-vjeçari është në kontratë deri në qershor të viti 2024 dhe në këtë sezon numëron 15 paraqitje, shumicën e tyre në stol. Nga ana tjetër Paqueta nuk e ka gjetur veten te Milani dhe largimi i tij këtë verë është një opsion.
KESSIE – Një tjetër lojtar për të cilin ka pasur shumë fjalë është Franck Kessie. Për mesfushorin situatë është tjetër tani dhe mesa duket do të vazhdojë të qëndrojë në Milano. 23-vjeçari është në sezonin e tij të tretë me kuqezinjtë dhe ai shikohet nga drejtuesit si një pikat kryesore të ekipit.
Menaxheri i Kessie, George Atangana, për “calciomercato” ka deklaruar: “Më kujtohet se iu bashkuam Milanit kur ata ishin si një lojë fati. Ju bashkuam sepse është një klub që do të thotë shumë për ne. Tani kanë një projket në zhvillim dhe për këtë arsye më bën të mendoj se e ardhmja do të jetë kuqezi. Jemi në një nga klubet më të rëndësishme në botë, që tani nuk po kalon momentin më të mirë, por synon të ringrihet”.
Lojtari nga Bregu i Fildishtë u transferua në Milano në vitin 2017 nga Atalanta. Kessie kishte disa kohë që ishte në orbitën e disa skuadrave angleze, ku interesin më të madh e kishte shfaqur Arsenali. Gjithsesi Milani i ka idetë e qarta dhe me shumë mundësi nuk do ta lëshojë mesfushorin luftarak. /abcnews.al