Menaxheri hedh poshtë thashethemet, Emma Watson nuk po tërhiqet nga aktrimi

schedule16:22 - 26 Shkurt, 2021

schedule 16:22 - 26 Shkurt, 2021

Menaxheri i Emma Watson ka hedhur poshtë thashethemet se aktorja do të tërhiqet nga aktrimi. Menaxheri i saj u shpreh për Entertainment Weekly se ylli i “Harry Potter” është tërhequr nga mediat sociale për një kohë të caktuar, po kjo nuk do të thotë se ka hequr dorë nga aktrimi.

Aktorja ka qëndruar e distancuar nga ekrani, pasi roli i saj më i fundit ishte në 2019 në “Little Women”. Një ditë më parë, një burim u shpreh për “Daily Mail” se aktorja ka sakrifikuar karrierën për t’u përqendruar tek marrëdhënia me të fejuarin. Fansat u shprehën të zhgënjyer për këtë lajm, por aktorja nuk e ka ndërmend të tërhiqet të paktën tani për tani. /abcnews.al