Ledian Memushaj mbante shiritin e kapitenit ndaj Turqisë. Mesfushori, në lidhjen direkte me Supersport pas ndeshjes, u shpreh se Shqipëria mori një humbje të pamerituar.
“Na vjen shumë keq, nuk e meritonim të humbnim. Bëmë një ndeshje të mirë. Kishim raste, që duhet t’i shfrytëzonim më mirë. E dinim që do kishim raste. Në disa momente nuk shfrytëzuam pasim e fundit. Në fund morëm edhe golin, që nuk e meritonim”.
“Duhet të bënim më shumë dhe i kishim mundësitë. Barazimi ishte rezultati më i drejtë. Na vjen keq që humbëm në momentin e fundit”, deklaroi mesfushori vlonjat, i cili është pjesë e Pescara në Itali. /abcnews.al