Memphis Depay del lojtar i lirë në fund të këtij sezoni dhe janë disa klubet që i duan shërbimet e sulmuesit holandez.
Autori i 19 golave në Ligue 1 me Lyonin u tentua që në janar nga Barcelona, por francezët nuk e lëshonin pa paguar.
Trajneri Ronald Koeman e donte në skuadër sulmuesin dhe me shumë mundësi do e ke të sezonin e ardhshëm.
“Mundo Deportivo” raporton se Depay e ka bërë lëvizjen e parë, pasi ka qenë në Barcelonë së bashku me anëtarë të familjes së tij për të kërkuar për një shtëpi.
Sikurse kuptohet ai e ka ndarë mendjen dhe dëshiron të veshë fanellën e katalanasve dhe të luftojë për gjëra të mëdha. /abcnews.al