Memli Krasniqi në krye të PDK-së, Albin Kurti i shtrin dorën e bashkëpunimit

schedule17:35 - 3 Korrik, 2021

schedule 17:35 - 3 Korrik, 2021

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Memli Krasniqin për zgjedhjen në postin e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit për tema me interes kombëtar.

“I uroj punë të mbarë kryetarit të ri të PDK-së, z. Memli Krasniqi. Mbështetjen që e mori sot nga strukturat e subjektit të tij i garantojnë një udhëheqje stabile për t’i zhvilluar reformat që mendon se janë të nevojshme për PDK-në.

Si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes i ofroj bashkëpunim në temat me interes nacional dhe ballafaqim të ideve e qëndrimeve për të mirën e përbashkët të shtetit dhe qytetarëve. Të punosh për Kosovën e kombin tonë nuk është kurrë mjaftueshëm dhe e kemi obligim secili” shkruan Kurti.

Zgjedhja e tij u bë në konventën e dhjetë të kësaj partie, e cila u mbajt sot në Prishtinë. Memli Krasniqi u zgjodh me votim të hapur. Pas votimit, premtoi se do të drejtojë partinë me synimin për t’u rikthyer në udhëheqjen e shtetit./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!