Memelli: S’e mbajta premtimin, por pika vlen. I bëmë nder edhe kampionatit

schedule21:17 - 8 Maj, 2021

schedule 21:17 - 8 Maj, 2021

Skënderbeu mori një pikë pas barazimit 1-1 kundër Partizanit. Rezultat i kënaqshëm për ekipin korçar, që po kalon një moment shumë të mirë dhe po lufton për të qëndruar në elitë. Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli foli pas sfidës së sotme në Supersport, aty ku preku disa tema.

Për dy gjëra më vjen keq: që nuk mbajta premtimin që i kisha bërë Vilmës dhe për mikun tim Alban Berisha. I dhashë fjalën që do e mundja Partizanin, por nuk munda dot. Për nga rëndësia dhe presioni i jashtëzakonshëm, ishte një shfryrje e momentit.

Komplimente lojtarëve, zhvilluan një ndeshje të madhe. Partizani qarkulloi topin, ndërsa ne u fokusuam në duelet një kundër një. Pjesa e parë foli për ata, por në pjesën e dytë i rregulluam gjërat me futjen e Marës, i cili është një lojtar teknik. Pikë që vlen, qëndrimi në Superiore është më afër se kurrë.

Nga ana psikologjike nuk kam pikë frike në këtë moment, skuadra po tregon se di të përballet edhe me këta kundërshtarë. Lojtarët janë shumë të motivuar, por do mundohemi që të ndalemi më shumë te aspekti tekniko-taktik sesa ai psiko-fizik.

Ajo që më solli te Skënderbeu ishin lojtarët dhe cilësitë e tyre. E vetmja gjë që kemi arritur bashkërisht; ne presidenti, por edhe tifozët që na përshëndesin çdo ditë, është që kemi bërë që skuadra të funksionojë si një trup i vetëm.

Ishim përgatitur që Partizani do vinte me dy sisteme: 4-2-3-1 dhe 4-3-3. U munduam që dy sulmuesit tanë t’i zbrisnin për duelet një kundër një, duke ia lënë topin Belicës dhe Bitrit. Një pikë vlen kundër një kundërshtari si Partizani.

I bëmë nder vetes dhe kampionatit, shkëputja mund të krijonte një budallallëk siç i themi ne për ndeshjet e fundit të kampionatit, që dihet sesi dalin. Dy janë skuadrat që kam pasur vështirësi dhe që kanë potencë për fitimin e titullit: Tirana dhe Partizani.

Tirana është pak larg, teksa Partizani ka potencialin për të dalë kampion, edhe pse në fillim të sezonit, aty në studio, unë kam thënë që del Laçi kampion“, deklaroi trajneri i skuadrës korçare. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!