Memelli: Ndeshje e madhe, shpëtojmë me një kusht. Jorgji? Ma preu shkurt

schedule18:31 - 2 Maj, 2021

schedule 18:31 - 2 Maj, 2021

Skënderbeu siguroi tre pikë të arta në Kamzë. Ekipi korçar mposhti 0-2 Kastriotin, një rival direkt për mbijetesën. Moment shumë i mirë për bardhekuqtë, të cilët mund të shpëtojnë edhe pa luajtur duelin “play-off”.  Dukshëm i lumtur, trajneri Migen Memelli analizoi për Supersport suksesin e sotëm.

E kishim përgatitur ndeshjen për një minimizim të hapësirave mes linjave, për të mos i dhënë fleksibilitet Kastriotit, që ka lojtarë të mirë si Bardhi dhe lojtari brazilian. Patëm vështirësi në 20 minutat e para, por ekipit filloi t’i shtohej besimi.

Pjesa e dytë foli vetëm për ne. Lojtarët kanë punuar në planin fizik, teknik, taktik, dhe ajo çfarë është më e rëndësishmja, në aspektin psikologjik. Sot kanë komplimentet e mia më të veçanta, kanë bërë një ndeshje të madhe.

Unë them me bindje të plotë që në javët e mbetura do të jetë gjithçka e qartë për ne. Nuk do të rrëzohemi nga Kategoria nëse luajmë me këtë intensitet. Mjafton që ti të bisedosh dhe ta bindësh lojtarin për ata vlera që ka realisht.

E kam thënë që skuadra ka cilësi, por ka pasur probleme psikologjike. Nëse do e merrja ekipin nga fillimi? Nëse do të qëndrojmë në Superligë, dhe me bindje e them që do të shpëtojmë, me 3-4 përforcime do të konkurrojmë për vendet e para.

Skuadra ka intensitet të lartë, sidomos në ndeshje brenda, është skuadër që ul ritmin e lojës nëse kalon në avantazh. Nuk do të kishte lojë fiktive nëse do të goditeshim. Goli i parë dhe kartoni i kuq i Kastriotit na ndihmoi.

Superioriteti në numër të jep liri veprimesh në sulm, teksa je më i kujdesshëm në mbrojtje. Ne e bëmë këtë sot. Jorgji? Enea është gjyqtari më i mirë i Superligës. Enea, në mos nga më të mirët. Kam përshtypjen që është sinjalizuar nga anësori dhe arbitri i katërt.

Goditja e Çelës është për karton të kuq. Jorgji më tha: Migen, ti je 60 metra larg, unë jam 10 metra. E shoh unë më mirë. Ishte rast tjetër, te Çela kishin pamje më të mirë anësori dhe arbitri i katërt“, theksoi trajneri i Skënderbeut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!