Memaliaj, zbardhet vrasja e e 43-vjeçarit, arrestohen autorët

schedule21:58 - 7 Shtator, 2018

schedule 21:58 - 7 Shtator, 2018

Zbardhet vrasja me armë zjarri e 43-vjeçarit nga fshati Rabie në Memaliaj dhe vendosen në pranga dy autorët. Babë e bir, Hetem Muho, 59 vjeç dhe Dino Muho, 20 vjeç ,me banim ne Sarandë dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ekzekutuar me armë zjarri Alket Muhon.

Nga hetimet dyshohet se dy të arrestuarit e kanë vrarë 43 vjeçarin për shkak të konflikteve të përsëritura për motive pronësie, në fshatin e origjinës së autorëve.

Krimi ndodhi të enjten në vendin e quajtur “Bolovec” të fshatit Rabie.

Njoftimi i Policisë

Strukturat për Hetimin e Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, pas hetimeve të pandërprera të kryera sapo kanë marrë njoftimin për ngjarjen dhe veprimeve proçeduriale, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Gjirokastër egzekutuan urdhërin e Prokurorit për ndalimin e shtetasve:

– Hetem Muho, 59 vjeç, banues në Sarandë:

– Dino Muho, 20 vjeç, banues në Sarandë.

Ndalimi i tyre, (babë e bir) u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ditën e djeshme rreth orës 11:35, kanë vrarë me armë zjarri shtetasin A.M., 43 vjeç, banues në fshatin Rabie, Tepelenë. Kjo ngjarje ndodhi në vendin e quajtur “Bolovec” të fshatit Rabie.

Nga tërësia e veprimeve dyshohet se dy autorët e kanë vrarë shtetasin A.M. për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie, në fshatin e origjinës së autorëve.

Materialet proceduriale në ngarkim të shtetasve të ndaluar i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim, “Prodhim e mbajtje pa leje armëve luftarake e municionit”, “Prodhim e mbajtje pa leje armëve të gjuetisë dhe sportive”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!