Ardian Mema dhe Tirana mund të ndahen dhe kanë mbetur vetëm detajet. Tekniku nuk ka dalë sot në stërvitje, ndërkohë që po bisedon me presidentin Refik Halili. Një nga emrat më të lakuar për të marrë drejtimin e Tiranës ka qenë Julian Ahmataj.
Ish-mbrojtësi i majtë është pjesë e panelit të të ftuarve në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport dhe ka folur në lidhje me mundësinë që të marrë drejtimin e Tiranës. Ahmataj pranon se në të shkuarën ka qenë opsion për bardheblutë, por për momentin nuk dëshiron të flasë shumë.
“Edhe herë të tjera kam pasur mundësi të jem trajner i Tiranës. Ata kanë menduar të bëjnë zgjedhje të tjera. Nuk është korrekte të flasim tani, pasi Tirana e ka akoma një trajner”, u shpreh Ahmataj mes të tjerash gjatë emisionit. /abcnews.al