Mema: Kur erdha te Tirana gjeta vetëm Egbo, ai është çelësi i suksesit

schedule23:03 - 23 Korrik, 2020

schedule 23:03 - 23 Korrik, 2020

Ardian Mema, ish-trajneri i Tiranës, është i ftuar në Pressing, në ABC News. Tema e radhës: Emanuel Egbo. “Egbo ka ardhur te Tirana kur ka qenë në vend të tetë.

Kur Egbo mori Tiranën, ishte momenti më i vështirë. Egbo ka pasur mision të mbyllë fazën e dytë. Unë nuk ndihem i tradhëtuar nga stafi im, në asnjë mënyrë. Kur kam shkuar te Tirana, kam gjetur vetëm Egbon si trajner portierësh.

Egbo ka drejtuar dhe Ballshin. Pak a shumë, kjo ka qenë tabloja me Tiranën. Pastaj Egbo pati vazhdimësi me Tiranën dhe kjo nuk diskohet, ai është çelësi i arritjes së Tiranës.

Torassa ishte 31-vjeç dhe shkoi në Kinë. Ai ekipi në Kinë, falimentoi nga financat dhe Torassa ngeli shtatë muaj pa stërvitje. Atij i duhej koha e nevojshme për të gjetur rendimentin fizik. Shtyllë e gol, është trajner i mirë. Shtyllë e jashtë, është trajneri i keq. Por nëse bëni një analizë, ajo është pjesa që nuk gënjen kurrë”, tha Mema./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!