Ardian Mema vazhdon të jetë tema kryesore e debatit në emisionin “Pressing” në ABC News. Ish-trajneri i Tiranës (në stol deri në 26 tetorin e kaluar), foli hapur rreth aventurës së tij në stolin e ekipit kampion dhe asaj që ka bërë gabim.
“Kur shikoja një lojtar që nuk po më jepte, e kam ndërruar direkt, s’e kam pritur. Ky mund të jetë gabimi im. Nëse një futbollist nuk të jep shenja në stërvitje, s’e ekzekuton mirë rolin në ndeshje, atëherë mund të përfundojë edhe në tribunë.
Palë me futbollistët nuk mund të bëhesh, por ata duhen ndihmuar. Ky është menaxhimi, se si futbollistët do i bësh për vete. Do kesh probleme nëse vendos barriera dhe bëhesh i akullt me ta.
Çfarë do kisha bërë ndryshe? Do të kisha shkuar te Partizani! Ishte një batutë. Secili do bëjë analizat me veten. Nëse nuk e analizon veten dhe i fut një: hajde se iku kjo, do kesh probleme. Do kishte bërë shumë gjëra ndryshe.
Stafi? Shikoja fitness-in, por edhe kontaktet me topin. 15 minutat e para, të dyta, të treta. Ekipi ishte në nivele goxha të mira. Problemet e mia kanë qenë fati im. S’kam pasur asgjë tjetër. Ndoshta, duhet të bëja diçka ndryshe, por ka kaluar tashmë.
Nuk mendoj se stafi apo lojtarët nuk e kanë bërë punën e vet. Të gjitha ekzistojnë në futboll. Ka lojtarë që s’të duan, të tjerë të duan shumë. Po i fus miks. Janë 30 persona për t’u menaxhuar në një skuadër, si do i menaxhosh ata, kjo është çështja“, deklaron Mema. /abcnews.al