Meloni shlyen faturën e 4 italianëve/ Ambasada italiane i kryen pagesën restorantit, porosi e kryeministres

schedule23:24 - 18 Gusht, 2023

schedule 23:24 - 18 Gusht, 2023

Ambasada e Italisë në Shqipëri thotë se ka shlyer faturën e darkës së katër italianëve në një restorant në qytetin e Beratit të cilët pasi konsumuan një darkë u larguan fshehurazi pa paguar.

Në një njoftim zyrtar, Ambasada italiane thotë se ka shlyer faturën, sipas porosisë së kryeministres Giorgia Meloni. Ambasada sqaron gjithashtu se pagesa e restorantit është likuiduar me paratë personale të kryeministres Meloni.

Incidenti u bë viral, pas denoncimit të pronarit të restorantit në rrjetet sociale, për mospagesën e faturës prej 80 euro nga turistët italianë dhe shumë shpejt u pasqyrua edhe në mediat vendase.

“Italianët u përmbahen rregullave dhe i shlyejnë detyrimet e tyre dhe urojmë që ndodhi të tilla të mos përsëriten më”, njofton Ambasada italiane në Tiranë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!