Për shkak të sfidave të vazhdueshme nga drejtësia Italiane dhe në pritje të vendimit të Gjykatës Europiane të Drejtësisë që pritet të jepet në 25 shkurt, Roma Zyrtare po shyqrton një mundësi që të heq juridiksionin Italian mbi qendrat e emigrantëve në Gjadër dhe Shëngjin dhe tia kaloj këtë juridiksion Shqipërisë.
Kjo është ajo çfarë shkruan media italiane Corriere Della Sera e cila thotë se Roma zyrtare mund të ndryshojë marrëveshjen me Tiranën Zyrtare nëpërmjet një dekreti të posaçëm.
Pas tre vendimeve negative nga gjykatat e Imigracionit dhe Gjykata e Apelit mbi mbajtjen e migrantëve, qeveria po kërkon një rrugë për të përjashtuar kompetencën e magjistratëve italianë në menaxhimin e refugjatëve që duhet të riatdhesohen. Aktualisht po shqyrtohen disa hipoteza për rifillimin e transferimeve të migrantëve, por këtë herë me një qasje më të gjerë, që nuk përfshin vetëm ata të shpëtuar në det dhe që vijnë nga vende të listuara si të sigurta nga Italia, por edhe ata që ndodhen tashmë në qendrat e pritjes në territorin italian.
Sipas Corriere Della Sera kjo ide u diskutua nga Qeveria Italiane ne mbledhjen e te premtes se shkuar dhe gjate kesaj mbledhjeje u hodh si mundësi që qendrat shqiptare të shndërrohen në qendra për riatdhesimin e refugjatëve që nuk plotësojnë kriteret për të marrë mbrojtje ndërkombëtare nga Italia, ose në qendra pritjeje. Nuk përjashtohet as mundësia që këto struktura të menaxhohen nga Tirana dhe jo më nga Roma. Në çdo rast, në pritje të vendimit të gjykatës Europiane te Drejtesise nga Luksemburg, ekzekutivi Italian riafirmon vullnetin për të ecur përpara. Sipas Corriere Della Sera, Qeveria Italiane do te mblidhet serish kete jave per te diskutuar dekretin e vecante qe mund ti shtohet marreveshjes me Shqiperine, dekret ky I propozuar nga Ministri per Çeshtjet Europiane.
Sipas Qeverise Italiane, ky deklret mund te sjelle nje zgjidhje ligjore te qendrueshme pas vendimeve kundershtuese te Gjykatave Italiane mbi qendrimin e Emigranteve Ilegal ne Shqiperi./abcnews.al

