Meloni, ndalesa e parë në portin e Shëngjinit/ Punimet për kampin në Gjadër, do te strehohen mijëra refugjatë

schedule15:07 - 4 Qershor, 2024

schedule 15:07 - 4 Qershor, 2024

Porti i Shëngjinit do të jetë ndalesa e parë e kryeministres së Italisë, e cila të mërkurën viziton Shqipërinë.

Aty Giorgia Meloni pritet të mbërrijë pas mesditës dhe do të inspektojë punimet në qëndrën pritëse të emigrantëve, struktura e së cilës është ngritur dhe përfundon pas disa javësh.

Të hënën në këtë qendër mbërriti edhe policia italiane, që do të dislokohet në Shëngjin për të garantuar sigurinë e refugjatëve.

Pas portit, fshati Gjadër do të jëtë ndalesa e radhës.

Punimet për kampin ku do të streohen refugjatët janë ende në fillim.

Në kamp refugjatët do të qëndrojnë deri në përfundim të shqyrtimit të kërkesave për azil nga autoritetet italiane.

Për të garantuar siguri gjatë vizitës së shefes së qeverisë italiane në Shëngjin, autoritet shqiptare kanë marrë masa disa ditë para duke shtuar numrin e efektiveve te policise dhe krontrollet ne disa akse kryesore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!