Meloni kontrollon Gjadrin “italian”/ “Marrëveshja, jo për përfitime”, Ndreca: Italia i hapi dyert Shqipërisë në ditët e vështira

schedule18:24 - 5 Qershor, 2024

schedule 18:24 - 5 Qershor, 2024

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni zhvilloi këtë të mërkurë një vizitë në Lezhë, për të parë nga afër dy kampet në Shëngjin dhe në Gjadër, ku do të qëndrojnë emigrantët.

Deputeti i Partisë Socialiste, Eduard Ndreca, në një intervistë në “Special Report” në ABC News, komentoi vizitën e Melonit, duke ritheksuar edhe rëndësinë e marrëveshjes Rama-Meloni, për emigrantët.

Ndreca tha se vizita e kryeministres italiane në Lezhë, është shumë e natyrshme pasi tregon edhe interesin e qeverisë italiane që kampi të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur.

Sa i përket kritikave dhe akuzave të opozitës për marrëveshjen Rama-Meloni, Ndreca tha se nuk kanë asnjë qëllim tjetër, veçse të baltosin punën e mirë, duke nënvizuar se nuk fshihet asnjë interes pas këtij projekti.

“Është krejt e natyrshme të vijë të shohë kampin pasi interesi i qeverisë italiane është që të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur. Ka tendencë për të thënë se vizita ishte mburojë për Ramën, por mendoj që duhet ta thjeshtojmë. Është më shumë për t’i treguar atyre që baltosin Shqipërinë se kjo marrëveshje nuk ka asnjë interes pas saj. Kujtojmë se Italia i hapi dyert në ditët më të vështira Shqipërisë”, tha Ndreca.

Pse u zgjodh Lezha?

Eduard Ndreca: Kur marrëveshja doli e plotë për të gjithë ne, kuptuam që ndërtohet një kamp që mban për 28-29 ditë një emigrant dhe më pas ose e riatdheson , e merr shteti italian dhe nuk paraqet asnjë rrezik për banorët e zonës, siç edhe u përfol. Banorët ku po ndërtohet kampi janë në një zonë ku janë në emigrim, kryesisht në Itali dhe pjesa më e madhe banorëve nuk ka qenë kundër këtij kampi. Në lidhje me funksionimin, e kemi thënë që ata që janë në kamp nuk kanë të drejtë të dalin, vetëm në raste emergjence. Gjithë perimetri i brendshëm është i siguruar nga pala italiane.

Si e pritën banorët e zonës?

Eduard Ndreca: Banorët nuk kanë qenë kundër këtij kampi. Nuk besoj që kampet në Shëngjin dhe Gjadër, është çështje proteste e opozitës. Me sa kam dëgjuar, opozita e ka iniciuar protestën me disa të pavërteta të iniciuara nga një televizion italian. Gjithë dëshira e Melonit për ta ngritur kampin në Shqipëri, do të ketë sipas saj një rënie të lartë të emigracionit drejt Italisë, pra është një hedhje e lartë e qeverisë italiane për të frenuar emigracionin drejt territorit të saj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!