Meloni: Italia nuk do të përkulet para shantazhit të Putinit

schedule14:12 - 25 Tetor, 2022

schedule 14:12 - 25 Tetor, 2022

Qeveria e re e Italisë do të mbështesë Ukrainën dhe nuk do të përkulet para “shantazhit” të presidentit rus Vladimir Putin, tha të martën kryeministrja e re e Italisë, Giorgia Meloni.

“Të dorëzohemi para shantazhit energjetik të Putinit nuk do ta zgjidhte problemin, do ta përkeqësonte situatën duke hapur rrugën për kërkesa dhe shantazhe të mëtejshme”, tha  Meloni në fjalimin e saj të parë në Dhomën e Komunave.

Kujtojmë se qeveria e saj mbështetet nga partia e Silvio Berlusconit, me sa duket mik i ngushtë i presidentit rus. Duke folur në parlamentin e Italisë, kryeministrja e parë grua në historinë e vendit shtoi se qeveria e saj, e cila u betua në fundjavë, do të kërkojë të rrisë mbështetjen financiare për familjet dhe bizneset e goditura nga kriza energjetike.

Ajo po ashtu theksoi se është e bindur se presidenti i vendit duhet të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.

Meloni tha se qeveria e saj do të duhet të shpenzojë shumë për të reduktuar ndikimin e krizës së çmimeve të energjisë, që do të thotë se ajo do të duhet të vonojë disa nga masat e  buxhetit të 2023, që pritet të miratohet muajin e ardhshëm.

/abcnews.al