Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Meloni: Duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje krahut jugor të NATO-s

schedule20:03 - 12 Korrik, 2023

schedule 20:03 - 12 Korrik, 2023

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, në përfundim të Samitit të NATO-s në Vilnius të Lituanisë, në deklaratat e saj për gazetarët theksoi se “vendi i kujtoi asaj rolin e tij brenda Aleancës dhe se ajo kërkoi që t’i kushtohej më shumë vëmendje në krahun jugor të NATO-s”.

“Ky samit u zhvillua gjatë një periudhe të jashtëzakonshme historike”, shtoi kryeministri italian.

“Hapa të rëndësishëm janë bërë në lidhje me anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës në Aleancën Atlantike. Rruga e anëtarësimit u thjeshtua, Ukraina do të anëtarësohet në NATO kur ta lejojnë rrethanat”, tha kreu i qeverisë italiane.

“Liria jonë ka një kosto të caktuar. Paratë që investojmë në mbrojtje kthehen dhjetëfish në mbrojtje të interesave tona kombëtare”, përfundoi Meloni.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!