Mëllugja: Mos na quani më surprizë, meritojmë vetëm respekt!

schedule20:54 - 4 Nëntor, 2019

schedule 20:54 - 4 Nëntor, 2019

Mesfushori i Bylisit, Donald Mëllugja, bëri një ndeshje të shkëlqyer përballë Vllaznisë. 23-vjeçari ishte një motor i vërtetë në mesfushë dhe i kudondodhur. Për paraqitjen e tij dhe ecurinë e Bylisit, Mëllugja foli për Supersport, në emisionin “Gol pas Goli”.

“Ndihemi shumë mirë. Lojtarët dhanë maksimumin. Morëm një fitore të rëndësishme, që e merituam. Nuk e merituam plotësisht, por mund të them deri në 90% e vlerësuam. Kundërshtarët nuk na nënvlerësojnë, kështu ndodhi edhe sot. Vllaznia nuk na nënvlerësoi.

Nuk e prisja këtë ecuri, e prisja më të vështirë Superioren. Por me minutat e para, po rritem gradualisht. Nuk jam njësoj tani në javën e 11-të siç isha në javën e parë. Do të jap më të mirën për këtë skuadër. Po bëjmë një kampionat që asnjërit nuk ia merrte mendja. Meritojmë vetëm respekt dhe jo komente që na konsiderojnë si rastësi.

Kemi ende shumë punë për të bërë. Këtu te Ballshi më ngacmojnë, si Goxhaj dhe lojtarë të tjerë. Edhe para se të vija këtu, pasi është hera e parë që dal në TV, më ngacmuan në dhomat e zhveshjes. Shpresoj të mos kem bërë ndonjë gabim (qesh)”, përfundoi Mëllugja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!