Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Melinda shfaqet për herë të parë publikisht pas ndarjes nga Bill Gates, por vëmendjen e merr ky detaj

schedule12:01 - 2 Korrik, 2021

schedule 12:01 - 2 Korrik, 2021

Melinda Gates bëri daljen e saj të parë publike që kur njoftoi divorcin me bashkëthemeluesin e Microsoft, Bill. Ajo kishte të veshur një kostum të bardhë në forumin ‘Generation Equality’ të mbajtur në Paris, por vëmendjen më të madhe e ka marrë unaza e saj të martesës, të cilën e kishte hequr.

Teksa po fliste për fuqizimin e grave, ajo mbajti dorën e majtë pranë fytyrës së saj për të paktën katër sekonda, duke vënë në fokus se nuk e mban më unazën e martesës.



Melinda u prit me duartrokitje kur njoftoi se fondacioni që ajo drejton ende me ish-bashkëshortin, The Bill & Melinda Gates Foundation, ishte duke premtuar më shumë se dy miliardë dollarë për projekte që luftojnë barazinë gjinore. Ajo u zotua se do të luftojë për të ndihmuar të gjitha gratë që të marrin fuqinë dhe ndikimin e tyre dhe ta përdorin atë në çdo mënyrë të mundshme.

Kujtojmë që dyshja, të cilët kanë tre fëmijë së bashku, u ndanë në mars pas 27 vitesh martesë bashkë./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!