Melinda Ademi bëhet nostalgjike, ndan foton e rrallë nga fëmijëria

schedule16:41 - 9 Shkurt, 2021

schedule 16:41 - 9 Shkurt, 2021

Melinda Ademi është kthyer në një ndër reperët më të suksesshme shqiptare. Në një kohë fare të shkurtër, Melinda arriti të bëjë për vete publikun, ndërsa numëron një sërë hitesh. Reperja është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpeshherë ndan momente me ndjekësit nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, ajo ka ndarë disa detaje nga jeta e saj gjatë një bashkëbisedimi në Instastory. “Ndonjë fotografi kur keni qenë në shkollë fillore”, ka qenë kërkesa e një ndjekësi, ndërsa nuk ka munguar një replikë nga reperja 25-vjeçare.

 

Ajo ka publikuar fotografinë gjatë moshës në fillore dhe ku duket mjaft e ëmbël. Përsa i përket muzikës, kujtojmë që projekti më i fundit i Melindës ishte “Mëkatare” publikuar një muaj më parë. Kënga është pritur mjaft mirë nga publiku, dhe deri më tani ka gjeneruar më shumë se 11 milionë klikime në Youtube. /abcnews.al