Melania Trump ka anuluar udhëtimin e saj për në Pensilvani. Shkak për këtë është bërë kolla e vazhdueshme që ajo kishte.
Zonja e Parë e SHBA do të merrte pjesë në tubimin parazgjedhor të bashkëshortit të saj, Donald Trump.
” Zonja Trump vazhdon të ndihet më mirë çdo ditë pasi të shërohet nga Covid-19, por me një kollë të vazhdueshme dhe një masë paraprake të tepruar ajo nuk do të udhëtojë sot ,” tha Stephanie Grisham në një njoftim të shkurtër për shtyp.
Pasi ishte diagnostikuar me Covid-19 në të njëjtën kohë me presidentin Trump më 1 tetor, Melania Trump njoftoi në mes të tetorit se tani ishte negative për koronavirusin. g.v/abcnews.al