Meksikë, 89 milionë qytetarë votojnë për zgjedhjet presidenciale

schedule12:46 - 1 Korrik, 2018

schedule 12:46 - 1 Korrik, 2018

Sot meksikanët votojnë për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Në garë janë 3 kandidatë. Favorit për fitimin e këtyre zgjedhjeve mbetet Lopez Obrador, i cili ka humbur në dy kandidimet e mëhershme.

89 milionë votues do të votojnë sot në të gjithë Meksikën për të zgjedhur, së bashku me presidentin e ri të vendit, Dhomën dhe Senatin, kryetarët e komunave dhe disa nga guvernatorët e 31 Shteteve në të cilat Meksika është e ndarë. Në sfidën më të rëndësishme, atë për presidencën, kandidatët kryesorë janë tre. Andrés Manuel López Obrador, 64 vjeç, udhëheqës i Morena, një lëvizje me rrënjë nga e majta e lindur në vitin 2012; Ricardo Anaya, 39 vjeç, që drejton një koalicion midis një partie historike konservatore, Partia Kombëtare për Veprim PAN, dhe një reformiste majtiste, Partisë së Revolucionit Demokratik; dhe më në fund José Antonio Meade, 49 vjeç, kandidat i partisë aktualisht në pushtet, Partia Revolucionare Institucionale.

Në fakt, gjatë tre muajve të fushatës zgjedhore nuk ka pasur ndonjë dyshim: për sondazhet, López Obrador ishte gjithmonë në krye me një avantazh ndaj kandidatit të dytë që shkonte në mes 20 dhe 30 pikë përqindjeje. Një fitore nga López Obrador, i cili ka humbur dy zgjedhje, në 2006 dhe 2012, do të përfaqësonte një pikë kthese historike për Meksikën, ndryshe nga vendet e tjera latine të kontinentit amerikan, ku e djathta është kthyer në pushtet në vitet e fundit.

Por në ditën e votimit mbeten shumë paqartësi dhe pasiguri, veçanërisht për shkak të mundësisë së mashtrimit dhe vjedhjes së votave, për të cilat Meksika është mësuar fatkeqësisht. Armiqësia e hapur e Shteteve të Bashkuara nga Donald Trump, muri i ri që presidenti i SHBA dëshiron të ndërtojë përgjatë më shumë se 3,000 kilometra të kufirit, rinegocimi i Naftës – Marrëveshja e Tregtisë së Lirë ndërmjet tre vendeve të Amerikës së Veriut -, kriza e krimit për kartelet e drogës dhe korrupsionin e madh të qeverisë së fundit të Enrique Peña Nieto, të gjitha janë probleme vendimtare për të ardhmen që administrata e re do të duhet të përballet. Vendvotimet do të mbyllen në 17:00 me orën lokale. Ndërsa rezultatet e para pritet të mësohen të hënën. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!