Meksikani i Tomorit “djeg” bregdetin e Jugut me të dashurën bjelloruse

schedule09:17 - 29 Mars, 2021

schedule 09:17 - 29 Mars, 2021

Bryan Joel Rodriguez është i vetmi meksikan që luan në Shqipëri këtë sezon. Mesfushori me tipare sulmuese, i cili ka pasaportë amerikane, iu bashkua skuadrës së Laçit në verë.

 

Ai debutoi në Superiore, por më shumë u aktivizua në ekipin e 21-vjeçarëve të bardhezinjve. Në janar kurbinasit e huazuan te Tomori në Kategorinë e Parë dhe me beratasit ka luajtur në dy ndeshje.

 

Pas fitores së fundit me Egnatian, Bryan ka menduar të shijojë bukuritë e bregdetit të jugut me partneren e tij, Katerina Molokovich.

 

Ai ka postuar në rrjetet sociale disa foto së bashku me bukuroshen, teksa ndodhen në pishinë dhe shfaqen shumë të dashuruar. “Ti je bërë për mua, je njëshi i njëshave”, shkruan Bryan, ndërkohë që Katerina mahnit me format e saj. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!