Meksika tejkalon Indinë, bëhet vendi i tretë në botë me më shumë viktima nga Covid-19

schedule10:16 - 29 Janar, 2021

schedule 10:16 - 29 Janar, 2021

Meksika ka tejkaluar të enjten Indinë sa i përket numrit të viktimave të shkaktuara nga koronavirusi. Kështu, vendi radhitet i treti në botë për numrin më të lartë të fataliteteve nga Covid-19.

Ministria e shëndetësisë në Meksikë raportoi 18,670 raste të reja pozitive si dhe 1,506 vdekje në 24 orë duke e çuar totalin e viktimave në 155,145 ndërsa atë të të infektuarve në 1.8 milionë.

Kurse, totali i viktimave në Indi një vend me një popullsi 10 herë më të madhe se Meksika, është 153,847. Numri i viktimave në Meksikë reflekton situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi dhe përpjekjet për të përmbajtur përhapjen e virusit. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!