Meksika nuk gjen paqe, përseri tërmet i fuqishëm

schedule14:13 - 24 Shtator, 2017

schedule 14:13 - 24 Shtator, 2017

Meksika nuk gjen qetësi nga lëkundjet sizmike pasi një tërmet I ri është regjistruar në afërsi të brigjeve të paqësorit. Bilanci është përkeqësuar ku regjistrohen 307 të vdekur. Ndërsa sa vijnë e shuhen shpresat për të gjetur të mbijetuar nen rrënoja.

Një tjetër tërmet me magnitudë 5.7 I shkallës rihter ka goditur brigjet e paqësorit në Meksikë. Tashmë lëkundjet sizmike janë zhvendosur për më në jug të vendit krahasuar me tërmetet shkatërruese të ditëve të kaluara. Epiqendra e tij u regjistrua në detë dhe kishte një thëllësi prej 60 kilometrash.
Ndërsa është rritur në 307 të vdekur, bilanci I viktimave që humbën jetën për shkak të tërmetit me magnitudë 7.1 I shkallës rihter që shkatërroi Meksikën të martën e 19 shtatorit. Kjo është bërë e ditur nga qeveria kombëtare. Shefi I Mbrojtjes Civile, Luis Felipe Puente theksoi se 169 persona kanë humbur jetën në kryeqytet, 73 në shtetin e Morelos, 45 në Puebla, 13 në shtetin e Meksikos, 6 në Guerrero dhe 1 në Oaksaka.
Ndërkohë, me kalimin e ditëve janë shuar edhe shpresat për të gjetur të mbijetuar. Pavarëisht kësaj autoritetet meksikane bëjnë thirrje për vazhdimin e kërkimeve në 7 nga 38 ndërtesat e shembura nga tërmeti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!