Mekë, mijëra besimtarë mblidhen për faljen e namazit

schedule10:14 - 21 Prill, 2023

schedule 10:14 - 21 Prill, 2023

Besimtarët myslimanë në mbarë botën falën mëngjesin e kësa të premteje namazin e Fiter Barjamit duke shënuar kështu fundin e muajit të shenjtë të ramazanit.

Në qytetin e shenjtë të Mekës  në Arabinë Saudite me mijëra besimtarë u mlodhën për tu falur dhe për të shënuar fillimin e festës.

Fillimi i festës së Fiter Bajramit tradicionalisht bazohet në shikimin e Hënës së re dhe nisja e festës ndryshon sipas vendodhjes gjeografike të vendeve të ndryshme.

Me mijëra besimtarë myslimanë u mblodhën edhe në komplesin Al Aksa në qytetin e vjetër të Jerusalemit për të falur namazin e Fiter Bajramit.

Palestinezët kryen lutjet e tyre pranë Kupolës së Shkëmbit teksa familjet u bënë bashkë për të festuar.

Edhe në Gaza me mijëra besimtarë u mblodhën së bashku për të falur Namazin e Fiter Bajramit.

Për 30 ditë besimtarët myslimanë në mbarë botën sakrifikojnë duke hequr dorë nga ushqimi që prej  lindjes së diellit deri në perëndim për tu afruar më pranë me Zotin.

/abcnews.al