Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Mëkatet e Tiranës ndaj UÇK/ Karanxha: Të bëhen transparente letërporositë e 1999. Çupi: Kemi përgjegjësi juridike e politike

schedule21:08 - 17 Shkurt, 2026

schedule 21:08 - 17 Shkurt, 2026

Ish-prokurori Ervin Karanxha dhe analisti Frrok Çupi, të ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, folën për përgjegjësitë e institucioneve shqiptare lidhur me hetimet për krimet e luftës dhe pretendimet për trafik organesh, ndaj UÇK-së.

Karanxha theksoi se ka pasur mosveprim nga prokuroria shqiptare, ndërsa “Shtëpia e Verdhë” nuk është përfshirë në aktakuzë dhe gjatë kontrolleve, sipas tij, nuk është gjetur asgjë. Ai përmendi edhe pretendimet e vitit 2010 për kampe në Kukës, duke shtuar se janë kryer qindra mijëra veprime hetimore.

Ndërsa Frrok Çupi deklaroi se Shqipëria mban përgjegjësi juridike dhe politike, duke e cilësuar veprimin e shtetit si të dobët dhe jo në nivelin e një shteti juridik.



Ervin Karanxha: Nga pikëpamja ligjore ata kanë detyrimet kushtetuese për popullim juridik. Një nga fajtorët është edhe mos veprimi i prokurorisë shqiptare. Shtëpia e Verdhë nuk është ende në aktakuzë. Kur kanë shkuar atje, nuk kanë gjetur asgjë, sepse është përfolut që atje bëhej trafikimi i organeve. Në këtë kohë ka pasur marrëveshje qoftë për Prokurorinë e Serbisë dhe të Hagës, për marrje provash. Në vitin 2010 nga Prokuroria e Serbisë ka pasur një pretendim për kampe përqendrimi në Kukësi dhe është refuzuar nga Prokuroria e Përgjithshme. Është edhe faji jonë nga autoritet tona penale. Fakti që ka pasur një raport, do të thotë që është e qëllimtë. Pata një kontakt që ishte prokurori i Kukësit, tha se ne kemi bërë shumë veprime, kemi bërë këqyrje kufomash në kufi. Mund të jenë bërë mbi 900 mijë veprime hetimore dhe këto Prokurori të Kukësit janë përdorur në hetime ndaj Millosheviqit. Mos veprimi është marrë si provë dhe është përdorur si prapavijë.

Frrok Çupi: Shqipëria ka dy përgjegjësi të mëdha. Përgjegjësi juridike dhe përgjegjësi politike. Në vitin 2010 kishim një porces juridik, jo një proces politik. Familjarë të lidersjipit shqiptar janë përgjegjës, që votuan pro Diktmartit. Sot në Gjykatën e Hagës ata po akuzohen për fshehje të kufoma të serbëve në burgjet e UÇK në Shqipëri, ndërkohë që në Shqipëri nuk ka pasur dhe kjo duhej të ishte lejuar që të verifikohej. Shteti jonë ka vepruar si OJF, jo si shtet juridik. Gjatë gjithë kësaj kohe ka boshllëk mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe kjo është mbuluar me këngë dhe valle.

Ervin Karanxha: Të gjitha letërporositë dhe këmbimet që ka bërë që nga viti 1999 duhet që të bëhen transparente nga Ministria e Drejtësisë. Duhen të bëhen transparente. Është detyrim, nuk janë sekret shtetëror.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!