“Mekanizmat zhbllokues”, avokatja: Nëse do mungojë “check and balance” s’kemi më shtet të së drejtës

schedule18:10 - 19 Shkurt, 2020

schedule 18:10 - 19 Shkurt, 2020

E ftuar në studion e “ABC News” avokatja e popullit Erinda Ballanca ka folur për konfliktin e zhvilluar mes Presidencës dhe mazhorancës, ndërsa u ndal edhe te paketa “Anti KÇK” e cila sipas saj është në shkelje të të drejtave të njeriut.

Ajo theksoi se është me rëndësi që deklaratave politike të përgjigjemi me dokumente ligjore. “Qeveria nuk duhet vetëm të mendoje se jemi në kushte të emergjencës, por duhet ta bëjë të ditur atë”, u shpreh ajo.

Sa në përputhje me të drejtat e njeriut është ky akt normativ?

Ballanaca: Kur ka kufizim të lirive të individit lindin pikëkëpyetje në lidhje me kufizimet kur këto ligje vendosen. Rregullat thelbësore që ne kemi parashikuar në Kushtetutë janë e drejta e lirisë e cila është e garantuar dhe nuk mund të cënohet nga ana e shtetit.

Ka një problematikë në lidhje me shtetin e së drejtës që është paraqitur edhe nga avokati i popullit. Krimi duhet luftuar dhe duhet garantuar siguria publike, por kjo duhet të bëhet me mjete të ligjshme. Konventa ka përcaktuar se deri në çfarë limiti mund të bëhet kufizimi i këtyre lirive, që janë të pacënueshme. Janë shumë të rëndësishme të drejtat e njeriut edhe të drejtat e kriminelëve. Jemi në proces vlerësimi, me të drejtën e opinionit nuk pranohet më asnjë proces vlerësimi.

A është situata e tillë që të justifikojë këtë akt normativ?

Ballanca: Në Shqipëri kemi përcaktuar rregulla, por nuk janë kushte ligjorë për të justifikuar një cënim të tillë. E drejta për të bërë ligje i takon Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Aktet normative në Republikën e Shqipërisë janë të jashtëzkonshme. Për të drejtat që kanë të bëjnë me lirinë e individëve në gjykimin e avokatit të popullit është e ndaluar të bëhen të tilla veprime me aktin normativ.

Më tej avokatja u tha se ka qenë një konflikt i panevojshëm mes Presidentit dhe mazhorancës.

“Sa i përket KED kam nxjerrë një raport parapprak me konkluzionin se ka mungesë të rëndësishme ligjore për të rregulluar problematikat. Nuk do të kemi asnjëherë 9 anëtarë edhe për dy vite. Përse të mos vendosen mekanizmat zhbllokues? Mund të përdoren për rastin e Gjykatës së Lartë. Edhe sikur të zgjidhen të gjithë, do të jenë 6 anëtarë, dhe është e pamundur të merren vendime. Ligji thotë se i zgjedh Gjykata e Lartë dhe për shkak se nuk e kemi atëherë duhet të përdoren mekanizmat zhbllokues”, tha avokatja.

Elementet e grushtit të shtetit? A jemi në kushtet e grushtit të shtetit?

Ballanca: Nuk kam mendim për këtë çështje. Sot kemi anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Sa i ligjshëm është ndryshimi që iu bë ligjit për Gjykatës Kushtetuese, kur iu vendos një afat Presidentit të Republikës për të realizuar betimin e anëtarëve kur ndryshe betimi mund të quhet i kryer edhe me shkrim?

Ballanca: Ndryshimi nuk është i arsyeshëm. Pushteti i pakufishëm i njërit prej organeve mund të jetë problematik. Mazhoranca konsideron se Presidenti ka një mekanizëm të balancës. Pavarësisht faktit se mund të bëhesh anëtar i Gjykatës së Lartë edhe pa u betuar te Presidenti, nuk është thelbësor fakti i betimit. Fakti është i i zhdukjes së një mekanizmi “check and balance” i cili nuk lejon të bësh çfarë të duash. Duhet të dalim nga rasti individual, nëse do të mungojë “check and balance”  atëherë nuk kemi më shtet të së drejtës.

A mundet në këto kushte Presidenti të shkarkojë parlamentin?

Ballanca: Ky është gjykimi i Presidentit jo i imi.

Vakancat nga “Vettingu” në sistemin gjyqësor. Kreu u Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja ka thënë se do të delegohen magjistratë të rinj?

 Ballanca: Kjo nuk zgjidh problematikën, ne nuk kemi magjistratë të mjaftueshëm. Përsëris se për tu bërë një gjyqtar nuk duhet vetëm të jesh magjistrat. Shkolla e magjistraturës është burim i rëndësishëm, por atyre do t’ju duhet edhe një periudhë e caktuar për tu bërë gjyqtar real./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!