Mehmeti: Lushkja ishte vendimtare, skuadra ka rritje në lojë, vuajmë finalizimet

schedule16:04 - 31 Janar, 2022

schedule 16:04 - 31 Janar, 2022

Partizani vazhdon e vuan mungesën e finalizimeve dhe rrjedhimisht nuk po arrin të fitojë përballë kundërshtarëve që pozicionohen në pjesën e sipërme të tabelës së klasifikimit.

Pas ndeshjes trajneri Dritan Mehmeti, foli për takimin mes demave dhe kurbinasve, teksa theksoi se Regi Lushkja ishte vendimtarë në këtë ndeshje.

Gjithashtu tekniku i demave u shpreh se kjo humbje nuk ndikon tek skuadra dhe se ai ka pare rritje ne nivelin e lojës, pavarësisht që nuk finalizojnë dot.

“Është e vërtetë që diferencën e bëri Lushkja me atë goditje, por të vjen keq që humbëm, sepse e interpretuam mirë ndeshjen. Ishim të barabartë në shumë situata e në të tjera superiore, por në disa momente i dhamë hapësira kundërshtarin. Kishim katër mungesa dhe lojtarët që kanë mbërritur nuk kanë ardhur në kohën e duhur. Skuadra ende nuk e ka fizionominë e saj, kam përshtatur lojtarë në role të ndryshme. Kam aktivizuar për herë të parë Hadrojin. Deri diku skuadra e interpretoi siç e kërkova unë lojën, por duhet të ishim më cinikë, më Skukën apo me Malën në kundërsulm”.

Humbja nuk ndikon psikologjikisht: “Në aspektin psikologjik, skuadra ka rritje, e kemi treguar gjatë këtyre javëve. Të vjen keq për mënyrën se si jemi mundur. Besoj se psikologjikisht nuk do të ndikojë, mirë do të ishte që prurjet e janarit të vinin më herët. Por këto nuk janë justifikime, as mungesat skuadra duhet të reagojë”, ka deklaruar Mehmeti. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!