Pas fitores 2-1 ndaj Laçit, Partizani do të kërkojë të bëjë të njëjtën gjë edhe ndaj Teutën në ndeshjen e javës së 28-të të kampionatit shqiptarë.
Vendi i 3-të që aktualisht mbahet nga Kukësi është vetëm 6 pikë larg dhe demat do të tentojnë fitoren ndaj durrsakëve për të luftuar deri në fund për një vend që të dërgon në europë nga kampionati.
Për këtë duel trajneri Dritan Mehmeti edhe gëzon edhe “qan”, pasi të shtunën do të ketë të gatshëm Stenio Junior, por do dy mungesa të tjera i vështirësojnë punën teknikut të kuq.
Arinaldo Rrapaj që u dëmtua me Kombëtaren U21 do të qëndrojë edhe këtë ndeshje jashtë, ndërsa listës i shtohet edhe Andi Hadroj.
Mbrojtësi u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Laçit dhe ka plotësuar kështu numrin e kartonave dhe nuk do të jetë kundër Teutës. /f.a/abcnews.al