Mehmetaj: Ju them rastin kur humba qetësinë në Kuvend (Video)

schedule20:56 - 29 Janar, 2019

schedule 20:56 - 29 Janar, 2019

Kejdi Mehmetaj është një nga deputetet e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ajo nisi karrierën politike në vitin 2013, kur u zgjodh për herë të parë deputete në Kuvend.

E ftuar në emisionin “Provokacija”, Mehmetj tregoi një nga momentet kur ka humbur qetësinë në Kuvend. Kjo ka ndodhur kur fjalën e ka marrë një deputete e Partisë Socialiste, e cila sipas Mehmetajt edhe pse ka 6 vjet në pushtet akuzonte se fajin për protestën e studentëve e kishte sërish opozita.

“Po ju them një nga rastet kur e humba qetësinë në Kuvend. Përpara meje një prej deputeteve të mazhorancës kishte fjalën dhe fliste për protestën e studentëve dhe i drejtohej opozitës në vitin e 6 të partisë së saj në pushtet si parti kryesore, i drejtohej dhe e bindur i thoshte studentët kanë dalë aty për ju, ata kanë probleme ekonomike, ata kanë probleme sociale, familjet e tyre, janë të papunë nuk kanë kushte të mira në shkolë, por për këtë e keni fajin ju. Dhe ajo e thoshte këtë me shumë bindje. Unë ju ftoj ta dëgjoni. Do ta ndaj me ju pas emisionit. E thoshte me bindje këtë, fajin e keni ju, pas 6 vitesh të qenurit e partisë së saj në pushtet dhe që me probabilitet pjesa më e madhe e deputetëve të opozitës nuk kanë qenë deputetë para 5 viteve.

Çfarë dua të them me këtë gjë. Që po ashtu si kjo deputete përpiqej të bindte vete, publikun me shumë pathos që fajin e paska opozita, ndodh që shumë shpesh nëpër studio të thuhet e njëjta gjë që shiko fajin e paska opozita”, tha deputetja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!