“Mehmet Kosova”, aktori turk tregon arsyen e zgjedhjes së mbiemrit në serialin e njohur

schedule11:50 - 5 Gusht, 2021

schedule 11:50 - 5 Gusht, 2021

“Jetë e hidhur” ishte seriali i parë turk që bëri “jehonë” në trojet shqiptare. Një ndër arsyet pse ky serial u bë shumë i ndjekur lidhet me mbiemrin e aktorit, Kenan Imirzaliolgu, i cili në rol quhej Mehmet Kosovës.

Ka qenë vetë aktori që e zbuloi zgjedhjen e këtij emri në një intervistë vite më pare. Ai u shpreh se mbiemri i mbeti shkaku i këmbngulësisë për çka njihen shqiptarët në Turqi.

“Sepse në Turqi të gjithë e dinë se shqiptarët janë shumë këmbëngulës në diçka që besojnë. Për shkak se Mehmeti Kosovali ishte një i dashuruar shumë këmbëngulës, mbiemrin ia vendosëm Kosovali”, deklaroi Imirzialogu./abcnews.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Seriale Turke (@seriales.turke)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!