Meghan Markle paditet nga e motra

schedule14:27 - 4 Mars, 2022

schedule 14:27 - 4 Mars, 2022

Meghan Markle është paditur nga motra e saj për 75 mijë dollarë nën akuzën se ka gënjyer gjatë intervistës me Oprah Winfrey. Samantha pretendon se Dukesha e Sussex-it nisi “fushatë të paramenduar” për të shkatërruar reputacionin e saj.

Ajo gjithashtu pretendon se Meghan ka gënjyer kur tha se në moshën 13 vjeçare duhej të bënte punë me paga të ulëta për t’ja dalë mbanë. E motra pretendon se dukesha nënë e dy fëmijëve nuk ka punuar kurrë për të paguar universitetin.

Ajo thotë se babai i tyre, Thomas Markle, pagoi që Meghan të ndiqte “shkolla private elitare dhe të shtrenjta”. Çështja e shpifjes është beteja e fundit gjyqësore në të cilën gjendet Meghan dhe një tjetër grindje publike me familjen e saj.

What happened to Samantha Markle's book? Can't find it anywhere. - Quora

Samantha thuhet se akuzoi Meghan se ka ndikuar negativisht në shitjet e autobiografisë së saj, duke e penguar atë të gjejë punë dhe duke i shkaktuar shqetësime emocionale dhe mendore.

Meghan Markle është paditur nga motra e saj për 75,000 dollarë për narrativën 'e rreme' që ajo tregoi për një histori 'rreckash deri te pasuria' gjatë bisedës së saj bombë me Oprah Winfrey.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!