Miqtë e Meghan Markle janë shprehur se dukesha nuk është ppenduar për deklaratat e forta që dha në intervistën me Oprah ëinfrey dhe se familja mbretërore duhet të qetësohet pasi nuk dha detaje rreth asaj çfarë ndodh brenda dyerve të Pallatit Buckingham.
Një person i afërt me dukeshën e Susexx-it është shprehur për “Daily Mail” se:”Meghan nuk ndjen aspak keqardhje për ato që u thanë gjatë intervistës dhe se të folurit me Oprah ishte vendimi më i mirë që ka marrë ndonjëherë.”
“Meghan tha se institucioni mbretëror duhet të qetësohej se ajo nuk përmendi emra apo hyri në më shumë detaje rreth asaj çfarë ndodhi pas dyerve të mbyllura. Ajo tha se i qëndron të vërtetës së saj dhe se në fund të fundit të gjithë të përfshirët fitojnë pasi tashmë gjithçka ka dalë hapur dhe shërimi nga aty mund të fillojë.”, tha burimi.
Kujtojmë që Meghan bëri një sërë deklaratash të forta teksa foli për arsyet që çuan në largimin e saj dhe prind Harry-t nga rolet mbretërore. Ajo tha se situata e krijuar brenda Pallatit kishte qenë aq stresuese sa kishte menduar vetëvrasjen.
Për më tepër, ajo hodhi akuza ndaj një anëtari brenda familjes për racizëm, pas një deklarate që kishte bërë se sa e errët do të ishte lëkura e djalit të saj. /abcnews.al