Meghan Markle nuk i përçau vëllezërit mbretëror, libri i ri shpjegon se si filloi debati mes princave

schedule17:06 - 5 Maj, 2022

schedule 17:06 - 5 Maj, 2022

Meghan Markle është portretizuar si gruaja që u fut mes dy vëllezërve të dashur dhe që shkaktoi “rrëmujë” në pallatin mbretëror. Sipas librit të ri të Tina Brown, “The Palace Papers”, Dukesha e Sussex ishte thjesht qershia mbi tortë, pasi marrëdhëniet midis Harry-t dhe vëllait të tij, William, ishin tashmë të tensionuara.

Duke folur në ITV, autorja e cilësoi si të padrejtë faktin që shumë po fajësojnë Markle për krisjen e marrëdhënies mes dy vëllezërve, kur në fakt kjo kishte ndodhur shumë kohë përpara se aktorja të shfaqej në jetën e Princit Harry. “Fakti është se Harry dhe William kishin filluar të kishin mosmarrëveshje.

Harry ishte shumë i lumtur në ushtri, ai kaloi 10 vite ku i shërbeu atdheut të tij, shkoi në Afganistan dy herë. Ishte një sukses i madh. Por kur doli, u ndje i humbur. Vëllai i tij kishte nisur rrugën drejt mbretërisë, fakt që i kujtonte se ai ishte dhe do të jetë gjithmonë i dyti. William po përgatitej të bëhej mbret.

Fati i tij ishte i qartë, rruga e tij ishte e qartë dhe Harry kuptoi se ai ishte numri dy dhe ai do të trajtohej si numri dy. Ndaj kur nisi “Invictus Games”, ndjeu se jeta e tij mori kuptim. Më pas ai e kuptoi se mund ta bënte vetë, duke pasur bazën e tij dinamike dhe në atë moment ai u takua me Meghan ”, shpjegoi ajo.

Kate Middleton and Prince William Secretly Visited Meghan Markle and Prince Harry on Easter | Glamour

Autorja e librit flet gjithashtu dhe për mundësinë e rikthimit të Harry-t në familjen mbretërore. Sipas saj, Harry mund ta rimendojë pozicionin e tij në familjen mbretërore pas vdekjes së Mbretëreshës. Ajo tha se Princi mund të dëshirojë t’i shërbejë vendit të tij sapo gjyshja e tij 96-vjeçare të ndërrojë jetë.

Sidoqoftë, çdo përpjekje për të rikthyer Harry dhe Meghan Markle në familjen mbretërore nuk do të ndodhë së shpejti, shtoi ajo. “Unë mendoj se do të ketë një përpjekje për të rikthyer [Harry dhe Meghan] në një moment të caktuar, por supozimi im është se ata do të duan të kthehen, përfundimisht,” tha Brown.

Meghan Markle, Prince Harry, Kate Middleton, and Prince William Make Their Joint Prime-Time Debut | Vanity Fair

.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!