Fansat mendojnë se Meghan Markle dhe Princ Harry do të bëhen prindër për herë të dytë. Shkak për këtë është bërë shtyrja e padisë së saj të privatësisë kundër Daily Mail, duke u shprehur se shtyrja do të bëhet për arsye konfidenciale, sipas “Marie Claire”.
Kjo pasi çifti ka kërkuar të shtyjë padinë e saj të privatësisë kundër Daily Mail, duke u shprehur se shtyrja do të bëhet për arsye konfidenciale. Gjyqi ishte planifikuar të mbahej në 11 Janar, por gjykatësi miratoi kërkesën e Markle për ta shtyrë, i cili tashmë do të fillojë jo më shpejt se 15 Tetor 2021.
Fakti që gjyqi u shty me pothuajse nëntë muaj ka tërhequr vëmendjen e njerëzve, të cilët kanë nisur të spekulojnë se Markle është në pritje të ëmbël. “Arsye konfidenciale… 9 muaj…çfarë tjetër kërkon 9 muaj? “Meghan Markle është shtatzënë. Arsyetimi im për këtë është bazuar në shtyrjen me 9 muaj të gjyqit.”, kanë komentuar ndjekësit. /abcnews.al
Is Meghan Markle pregnant again? she has been granted a 9 month suspension of her liable case
— triplegoddess #NotMyGovernment (@hashish62) October 29, 2020