Meghan Markle dhe Princi Harry ndajnë kartolinën e Krishtlindjes

schedule09:00 - 18 Dhjetor, 2022

schedule 09:00 - 18 Dhjetor, 2022

Meghan Markle dhe Princi Harry kanë ndarë kartolinën e tyre të Krishtlindjes me fansat e tyre, duke i uruar të gjithëve një ‘vit të ri të shëndetshëm, të qetë dhe të lumtur’. Pas publikimit të tre episodeve të fundit të dokumentarit të tyre Netflix, çifti u përfshi në frymën e Krishtlindjes.

Kartalina u dërgua përmes Fondacionit Archewell dhe fotografia e tyre është bërë në paraqitjen e tyre në Çmimet Ripple of Hope të Fondacionit për të Drejtat e Njeriut Robert F. Kennedy.

“Nga familja jonë dhe në emër të ekipeve në Archewell Foundation, Archeeell Audio dhe Archewell Productions, ju dëshirojmë shëndet, paqe dhe një vit të ri të lumtur,” shkruajnë Meghan Markle dhe Princi Harry në të djathtë, ndërsa në të majtë shohim foto e çiftit.

Nënshkrimi është gjithashtu mbresëlënës, pasi ata përdorin titujt e tyre mbretërorë: “Urimet më të mira, Princi Harry dhe Meghan, Duka dhe Dukesha e Sussex”.

Karta vjen disa ditë pasi Princi dhe Princesha e Uellsit ndanë kartën e tyre të Krishtlindjeve për të shënuar sezonin festiv. Dy letrat, në fakt, kishin një filozofi krejtësisht të ndryshme, pasi William dhe Kate zgjodhën një fotografi familjare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!