Meghan Markle dhe Princ Harry zbulojnë gjininë e fëmijës së dytë

schedule09:33 - 8 Mars, 2021

schedule 09:33 - 8 Mars, 2021

Meghan Markle dhe Princi Harry lidhën kurorë para dasmës së tyre madhështore mbretërore. Lajmin e zbuloi vetë dukesha Meghan Markle gjatë intervistës televizive me Oprah Winfrey të dielën.

“Tri ditë para dasmës sonë, ne u martuam. Askush nuk e di këtë. Por ne e thirrëm kryepeshkopin [e Canterbury] dhe ne vetëm thamë, “Shikoni, kjo gjë, ky spektakël, është për botën, por ne duam bashkimin tonë midis nesh”, tha Markle.

Secret: Prince Harry and Meghan Markle have revealed that they were married in secret three days before their royal wedding on May 19, 2018

Harry konfirmoi se djali Archie do të bëhet një motër. “Një vajzë, e dini, çfarë mund të kërkoni më shumë?. Tani kemi familjen tonë. Ne të katërt dhe dy qentë tanë, dhe ndihemi shumë mirë”, u shpreh Harry.

LEXO EDHE: “S’donin që djali im të ishte princ”, Meghan Markle bën deklaratën tronditëse për Familjen Mbretërore

Gjatë kësaj interviste, Meghan bëri dhe një deklaratë tronditëse ku u shpreh se familja mbretërore nuk kishte dashur që djali i saj të ishte një princ, ndërsa tha se ata ishin të shqetësuar se sa lëkurë të errët do të kishte Archie. /abcnews.al

Under cover: During their explosive interview with Oprah on Sunday night, the couple said they called the Archbishop of Canterbury and asked him to wed them in secret in their yard

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!