Meghan Markle dhe Princ Harry do të krijojnë programe ekskluzivisht për Spotify. Çifti i famshëm mbretëror do të prodhojnë dhe drejtojnë shfaqjet e tyre, pjesë e kompanisë të sapokrijuar Archewell Audio, duke nisur nga një prodhim special për pushime.
Midis tyre do të ketë dhe podcaste të prodhuara nga vetë Duka dhe Dukesha e Sussex, me qëllim “ndërtimin e komunitetit përmes përvojës së përbashkët, rrëfimeve dhe vlerave.” Seriali i parë për Spotify do të jetë premierë në 2021.
“Ajo që duam në lidhje me podcastin është që të marrim një moment dhe të dëgjojmë vërtet, të lidhemi me njëri-tjetrin pa shpërqendrim. Me sfidat e 2020 nuk ka qenë kurrë një kohë më e mirë për ta bërë këtë, sepse kur dëgjojmë historitë e njëri-tjetrit ne kujtojmë sesa të ndërlidhur jemi të gjithë.”, thanë ata. /abcnews.al