Princi Harry dhe Dukesha Meghan Markle janë në New York dhe kjo shënon daljen e tyre të parë publike pas disa muajsh. Dyshja vizituan One World Observatory të enjten në mëngjes bashkë me kryebashkiakun e qytetit të Nju Jorkut, Bill De Blasio.
Kjo është paraqitja e parë publike e çiftit që kur u bënë prindër të dy fëmijëve në Qershor. Çifti mirëpriti fëmijën e tyre të dytë, një vajzë të quajtur Lilibet, në fillim të kësaj vere. Duka dhe Dukesha janë në qytet për të marrë pjesë në festivalin e muzikës Global Citizen Live këtë fundjavë në Central Park.
Ata do të promovojnë dhe fushatën që kanë ndërmarrë për të bërë të mundur disponimin e marrjes së vaksinës në gjithë botën.
/abcnews.al