Meghan Markle beson se ardhja në jetë e vajzës ishte një bekim nga Zoti pas abortit

schedule12:59 - 1 Shtator, 2021

schedule 12:59 - 1 Shtator, 2021

Meghan Markle beson se ardhja në jetë e së bijës, ishte një bekim nga Zoti pas abortit që pësoi pak kohë më parë. Lilibet Diana Mountbatten-Windsor lindi në 4 qershor të këtij viti, por Dukesha zbuloi për New York Times se kishte pësuar një abort në korrik të vitit të kaluar, rreth një vit pas lindjes së djalit.

Një burim u tha këtë autorëve të Finding Freedom, Omid Scobie dhe Carolyn Durand

Libri i shkruar për jetën e çiftit mbretëror “Finding Freedom”, përshkruan detaje të tjera nga ardhja në jetë e princeshës së vogël. Meghan dhe Harry e mbajtën të fshehtë lajmin e ëmbël për disa muaj për shkak të abortit por dhe sepse kishin menduar ta ndanin me botën në një ditë të veçantë.

Çifti ishin "të zemëruar" kur panë që disi një fotograf paparac ishte informuar për takimin e tyre të abortit

“Meghan ndjen se ishte me të vërtetë një bekim na Zoti. Por këtë herë, ata ishin të kujdesshëm të mos i tregonin askujt. Vetëm në fund të vitit ata të dy filluan të ndiheshin më të relaksuar. Lajmi i tyre ishte sekret derisa Meghan ishte në tremujorin e dytë, duke e ndarë përfundimisht gëzimin e tyre me botën më 14 Shkurt, në të njëjtën ditë kur gazetat britanike kishin njoftuar se Diana ishte shtatzënë me Harry-n.“, tha një burim.

Një mik i çiftit u tha autorëve të Gjetja e Lirisë: "Ajo [Meghan] ndjeu se ishte me të vërtetë një bekim nga Zoti"

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!