Meghan Markle bën një rikthim elegant në Londër

schedule19:46 - 3 Qershor, 2022

schedule 19:46 - 3 Qershor, 2022

Duka dhe Dukesha e Sussex u kthyen në Londër. Princi Harry dhe Meghan Markle mbërritën në Katedralen e Shën Palit për të marrë pjesë në Meshën e Falenderimeve. Kjo është hera e parë që çifti ka bërë një paraqitje publike në Britani që kur dhanë dorëheqjen nga detyrat mbretërore në 2020.

Markle kishte veshur një pallto dhe një fund Dior Haute Couture në gri të çelur me doreza dhe këpucë të njëjta, ndërsa Princi Harry kishte veshur një kostum klasik të stolisur me medalje. Shërbimi nderoi 70-vjetorin e mbretëreshës Elizabeth në fron.

Të pranishëm ishin gjithashtu anëtarë të tjerë të familjes mbretërore, duke përfshirë Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit, Princeshën Eugenia dhe Beatrice, si dhe zyrtarë qeveritarë si kryeministri Boris Johnson dhe ish-udhëheqësit britanikë Theresa May dhe Tony Blair.

Kujtojmë që ata nuk u shfaqën dje në ballkonin kryesor të Pallatit Buckingham por qëndruan brenda, larg pjesës tjetër të familjes mbretërore. Kjo lidhet me faktin se ata kanë hequr dorë plotësisht nga detyrat mbretërore, ndërsa jetojnë tashmë në Shtetet e Bashkuara. /abcnews.al