Meghan dhe Harry ndajnë foton e parë të vajzës me familjen mbretërore

schedule10:56 - 16 Qershor, 2021

schedule 10:56 - 16 Qershor, 2021

Meghan Markle dhe Princ Harry u bënë prindër për herë të dytë më 4 Qershor. Çifti u bekua me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Lilibet Diana.

“Entertainment Tonight” ka mësuar se çifti kanë ndarë foton e parë të vajzës me familjen mbretërore. Vetëm pak pas lindjes së saj, thuhet se ata i kanë treguar familjes portretin e ëmbël të Lilibet.

“ET” ka mësuar se fotografia është ndarë në grupin në WhatsApp, ku anëtarët e familjes mbretërore komunikojnë me njëri-tjetrin.

Lilibet nuk do të marrë asnjë titull nga pallati mbretëror, ashtu si djali i madh i Meghan dhe Harry, Archie. Në fakt, ajo nuk mund të quhet as princeshë. Dhe e gjithë kjo për shkak të një rregulli që ekziston për rreth 100 vjet. Për shkak se e vogla dhe vëllai i saj janë shumë larg në trashëgiminë e fronit ata nuk mund të kenë asnjë titull, as mbrojtje nga pallati. l.k/abcnews.al