Meghan Markle dhe Princi Harry nuk gjejnë qetësi, pasi edhe kur ata nuk bëjnë asgjë, mediat do të shkruajnë gjithmonë. Kësaj radhe një tjetër çështje i ka sjellë në qendër të vëmendjes.
Këshilli i qytetit Brighton dhe Hove, në East Sussex, do të diskutojë sot nëse çifti duhet t’i humbasë titujt mbretërorë, Duka dhe Dukesha e Sussex-it.
Këshilli i Brighton dhe Hove nuk ka fuqinë t’i heqë titujt çiftit mbretëror, pasi këtë fuqi e ka vetëm Mbretëresha Elisabeth, e cila ua dha titujt në ditën e tyre të dasmës, vitin e kaluar.
Por një peticion i nisur nga Charles Ross, i cili ka siguruar 3881 firma, do të prezantohet sot në këshill.
Ai tha se vendimi për t’u dhënë atyre tituj ishte “moralisht i gabuar” dhe “mosrespektues”.
Sipas The Mirror, me shumë mundësi këshilli do ta refuzojë propozimin, duke qenë se nuk ka fuqinë t’ua heqë titujt./abcnews.al